Webhost.al ofron trajnime profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit. Qëllimi i këtyre trajnimeve është të kontribohet në përforcimin e dijeve në procesin e krijimit te faqeve te internetit, përforcim të rolit të tyre si webmasters, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes zhvilluesve të tjerë.

Rreth nesh

Ne besojmë që përgatitja për tregun e punës dhe vetëbesimi fitohen vetëm nëpërmjet njohurive të mësuara në praktikë. Të rinjtë do të aftësohen në studimin e temave në lidhje me njohjen e teknologjise nga specialistë të fushës.

 

Përzgjedhja e kandidatëve të paraqitur do të kryhet sipas rradhitjes së aplikimeve. Nëse numri i kandidatëve të paraqitur është më i madh se kapaciteti i trajnimit të përzgjedhur, ato do të marrin pjesë ose në trajnimet e ardhshme të ciklit, ose do të ftohen për pjesëmarrje në ngjarjet e ardhshme të llojit të ngjashëm.

 

Në përfundim të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifakata, të cilat  do të garantojnë marrjen e të gjitha njohurive të trajnimit perkatës.

gallery/20180108_100755 - copy